RUSI 2018

Zvicra blindon kreun, Hungaria i merr vendin e dytë Portugalisë

Zvicra e Petkovic vazhdon të jetë perfekte në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Zviceranët kanë regjistruar fitoren e katërt në po kaq ndeshje të zhvilluara në Grupin B, ku kryesojnë me 12 pikë. Në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në Luzern, bardhekuqtë kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-0 ndaj Ishujve Faroe, që mbajnë vendin e katërt në grup me 4 pikë. Golat që kanë vendosur ndeshjen janë realizuar nga Derdiyok në minutën e 27-të dhe Lichtseiner në të 83-ën. Ndërkohë në vendin e dytë të këtij grupi është ngjitur Hungaria, që ka fituar 4-0 ndaj Andorrës, falë golave të Gera (34’), Lang (43’),  Gyurcso (73’) dhe Szalai (88’). Bëhet fjalë për një vend të dytë të përkohshëm, pasi Portugalia do të ketë mundësinë ta rimarrë këtë pozicion mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Letonisë.

https://www.youtube.com/watch?v=k5lgYgUfbcM

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga RUSI 2018