• Zyrtare, portieri 40-vjeçar firmos për AC Milan!

    Publikuar: 10 Jan 9:41

    AC Milan ka kompletuar blerjen e portierit veteran, Marco Storari nga Cagliari me një kontratë deri në fund të sezonit. Portieri brazilian Gabriel lëvizi në aksin e kundërt në formën e huazimit, por vetëm duke firmosur një kontratë të re me Milan deri në vitin 2019. 40-vjeçari Storari, që do të jetë zëvendësuesi dhe mësuesi i Donnarumma, ka qenë pjesë e Milan edhe më parë nga janari 2007 në qershor 2010, duke koleksionuar 13 ndeshje.

    Image result for storari milan
    Storari, 40 vjeç, ka qenë deri në vitin 2010 te Milan

    Në vitin 2010, Storari u largua nga Milan dhe luajti për pesë vjet te Juventus, ku ishte zëvendësuesi i Gianluigi Buffon, ndërsa në vitin 2015 kaloi te Cagliari. Ai ishte një figurë kyçe në ekipin që fitoi të drejtën për t’u kthyer në Serie A, gjatë sezonit 2015-16, por nuk është paraqitur mirë në ndeshjet e luajtura në këtë edicion. Marrëveshja mes dy klubeve u zyrtarizua pak ditë pas ndeshjes së kampionati ku Milan fitoi 1-0 ndaj Cagliari.


    Lexo postimet e tjera