Connect with us

Bundesliga

Zyrtare: Badstuber rinovon dhe kalon te Schalke 04

Nuk ka më dyshime. Holger Badstuber do të luajë deri në fund të sezonit te Schalke 04 dhe kjo është bërë zyrtare sot. Mbrojtësi i Bayern-it ka disa javë që lidhet me disa skuadra gjermane dhe Manchester City-n, por destinacioni i tij i radhës do të jetë Gelsenkirchen. Shtatlartit gjerman nuk i garantohej një vend titullari në “Allianz Arena” (për shkak të konkurrencës së fortë) dhe ka zgjedhur “Mbretërorët blu” për t’u rikthyer sa më shpejt në formën e tij të mëparshme, sidomos pas dëmtimit të kapitenit Benedikt Höwedes.

Badstuber sot nuk ishte në fushë në miqësoren e kampionëve të Gjermanisë kundër ekipit belg Eupen. Ai mësohet se ka rinovuar deri në vitin 2018 me Bayern-in dhe brenda pak orësh apo ditësh do të firmosë te Schalke 04. “Holger është një lojtar me vlera. Ai është dëmtuar shpesh, por tani është mirë fizikisht dhe dëshiron të jetë protagonist. Kështu, ai na kërkoi të huazohet te Schalke 04 dhe ne duam t’ia plotësojmë dëshirën”, – tha Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i klubit.

 

 

Më shumë nga Bundesliga