Seria A

Zyrtare, Biglia i bashkohet Milan-it

Lucas Biglia është zyrtarisht lojtari i Milan pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, teksa drejt Lazio-s do të shkojnë 17 milionë euro plus 3 milionë bonus.

Argjentinasi 31-vjeçar ka që të premten në Milano. Të shtunën paradite ai mbërriti në klinikë për testet mjekësore, bashkë me blerjen e re Leonardo Bonucci. Bigla më pas është nisur drejt Casa Milan HQ, ku ka bërë turin tradicional te muzeu i Kuqezinjve dhe më pas ka firmosur kontratën e re.

Sot është bërë zyrtare, dhe Biglia ka nënshkruar një kontratë trevjeçare.

Ai mbërriti te Lazio në 2013 për 8.4 milionë euro nga Anderlecht, por ishte në vitin e fundit të kontratës. Veterani ka 49 ndeshje me Argjentinën. Milan ka shpenzuar mbi 200 milionë euro në merkato këtë verë duke afruar emra si Musacchio, Kessie, Rodriguez, Silva, Borini, Calhanoglu dhe Bonucci.

Biglia spent four seasons at Lazio who he joined from Belgian giants Anderlecht in 2013

Më shumë nga Seria A