Bundesliga

Zyrtare, Borussia Dortmund nënshkruan me kampionin e kupës

Tashmë është zyrtare. Marius Wolf është lojtari i ri Borussia Dortmund.

Dortmund ka konfirmuar transferimin e tij nëpërmjet Twitter. Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë deri më 2023.

Ai thuhet të ketë pasur një klauzolë 5 milionë euro në kontratën e tij të vjetër me Frankfurt.

Golf gjatë janarit të 2017 është huazuar nga Hannover te Frankfurt. Me kalimin e ndeshjeve ai fitoi vendin e titullarit dhe ishte një nga më të mirët këtë sezon me pesë gola dhe nëntë asiste.

Edhe gjatë rrugës drejt trofeut të Kupës së Gjermanisë ai ka shkëlqyer në çdo ndeshje.

“Qëllimi im është të ndihmoj Borussia Dortmund të fitojë tituj të tjerë në vitet në vazhdim,” ishin fjalët e tij të para me fanellën e verdhë.

Më shumë nga Bundesliga