Futboll

Zyrtare, Carlo Ancelotti trajneri i ri i Napolit

Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Napolit. takimi që trajneri ka patur sot me presidenti Aurelio De Laurentiis ka qenë i suksesshëm, palët kanë dakord dhe Ancelotti ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me nënkampionët e Serisë A. I shkarkuar nga stoli i Bayern në tetor të vitit të kaluar, trajneri italian ka qëndruar disa muaj pushim, por tashmë do të ulet sërish në stolin e një skuadre italiane, pas disa vitesh anembanë Europës. Ancelotti ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, me opsionin për një vit të tretë, nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro për sezon.

 

Më shumë nga Futboll