Premier League

Chelsea shkarkon trajnerin Conte, pritet emërimi i Sarri-t

Kishte kohë që përflitej, dhe tani ka ndodhur. Chelsea shkarkon Antonio Conte-n pas muajsh të tërë spekulime.

Pasi ka fituar Premier League në vitin e parë në Angli, italiani vuajti të arrinte objektivat në sezonin e dytë.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se trajneri është përshëndetur me lojtarët, ndërsa pritet vetëm që klubi të konfimojë gjithçka zyrtarisht.

Maurizio Sarri ka javë që përflitet për të qenë pasardhësi i tij – dhe mesa duket tani është çështje orësh që ai të konfirmohet si tekniku i ri i Bluve.

Megjithëse Conte kishte filluar fazën përgatitore te Chelsea, ai tani duhet ta ndërpresë dhe të bëjë gati valixhet.

Kjo është hera e nëntë që Roman Abramovich do të paguajë një shumë të madhe për të larguar trajnerin. Conte do të fitojë 9 milionë euro nga ky shkarkim.

Më shumë nga Premier League