Futboll

Zyrtare / Diego Costa rikthehet te Atletico Madrid

Zyrtare / Diego Costa rikthehet te Atletico Madrid

Diego Costa është rikthyer te Atletico Madrid, pasi të dy klubet kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes, e cila do të bëhet zyrtare më 1 janar 2018, atëherë kur i mbyllet “embargo” merkatos së klubit spanjoll, vënë nga FIFA. Për 65 milionë euro, Diego Simeone do të ketë sërish në dispozicion qendërsulmuesin 28-vjeçar. Nga janari deri në qershor, lojtari do të jetë i huazuar, ndërsa në korrik, Atletico do të paguajë 65 milionë euro.

“Jam i lumtur që kthehem në shtëpi, sepse Atletico ka qenë gjithmonë shtëpia ime”

Atletico do të paguajë 200 mijë euro në javë rrogë për futbollistin, që tani dhe deri në fund të sezonit, si pjesë e marrëveshjes. Diego Costa do të jetë në tribunë pikërisht për të ndjekur ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Chelsea, e cila do të luajë nesër në mbrëmje në Champions League në “Wanda Metropolitano”. Sulmuesi brazilian, që luan për kombëtaren spanjolle, do të mbajë veshur fanellën me numrin 18.

Costa won two Premier League titles at Stamford Bridge - including last season's triumph

Diego Costa shënoi 59 gola në 120 ndeshje zyrtare për Chelsea, në të gjitha veprimtaritë, në tre sezone dhe fitoi dy herë titullin në Premier League. Në fillim të qershorit, ai mori një mesazh në telefon nga trajneri Antonio Conte ku i komunikonte se nuk ishte më në planet e tij. “Jam i lumtur që kthehem në shtëpi, sepse Atletico ka qenë gjithmonë shtëpia ime,” – tha Diego Costa, i cili në qershor 2014 u largua nga Atletico për te Chelsea, për 40 milionë euro.

Më shumë nga Futboll