Futboll

Zyrtare, Ilir Daja prezantohet nga skuadra e re

Është zyrtarizuar pasditen e të martës marrëveshja mes klubit të Flamurtarit dhe trajnerit Ilir Daja. Ky i fundit ka lidhur një kontratë 2-vjeçare me kuqezinjtë e Vlorës, në një marrëveshje që veç të ardhurave të majme që i rezervon teknikut tiranas, supozohet të motivojë edhe ndërtimin e një projekti fitues. Pas eksperiencës triumfuese në drejtimin e skuadrës së Skënderbeut, Daja synon një tjetër aventurë pozitive, tashmë nën drejtimin e vlonjatëve.

Përjashtimi i skuadrës së Skënderbeut nga kompeticionet europiane ka vulosur divorcin mes korçarëve dhe trajnerit Ilir Daja. Ky i fundit mbajti pezull marrëveshjen me kuqezinjtë, në pritje të vendimit të CAS, me qëllimin që nëse do të falej Skënderbeu, atëherë ai të vijonte eksperiencën me bardhekuqtë.

Më shumë nga Futboll