• Zyrtare / Gagliardini nis aventurën te Inter…

    Publikuar: 11 Jan 7:56

    Roberto Gagliardini është një futbollist i ri i Inter. Mesfushori ka firmosur kontratën deri në vitin 2021, pasi ka zhvilluar vizitat mjekësore. Gjithçka është përcaktuar me Atalantën: Gagliardini do të transferohet në Milani, me huazim për dy vjet, deri më 30 qershor 2018, me detyrim blerje përfundimtare për 20 milionë euro. “Eshtë një ëndërr që realizohet. Po pres me padurim të punoj me Pioli dhe shokët e rinj. Shpresoj të jap kontributin tim për të arritur objektiva prestigjiozë.” – tha futbollisti i lindur në vitin 1994.

    Pritja e madhe mbaroi dhe pas takimit mes Steven Zhang dhe presidentit të Atalanta, Percassi, marrëveshja u zyrtarizua dhe lojtari u prezantua të mërkurën në drekë si blerja e re e Inter. Futbollisti, pasi kaloi me sukses edhe vizitat mjekësore është transferuar në Appiano Gentile, ku nuk është stërvitur, por është takuar me trajnerin Pioli dhe shokët e rinj të skuadrës.

    Gagliardini, i lindur në Bergamo, 22 vjet më parë, u rrit në akademinë e Atalanës dhe më pas është huazuar te Cesena, Spezia e Vicenza në Serie B, ku koleksionoi gjithsej 51 ndeshje dhe 3 gola. Në maj 2016 debutoi në Serie A me Atalantën. Në këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje dhe dy takime me Italinë U-21. Gjithashtu, Gagliardini është grumbulluar dy herë nga Giampiero Ventura në kombëtaren italiane, por ende nuk ka debutuar me “axurrët”.


    Lexo postimet e tjera