• Zyrtare, Gilardino kalon te Pescara

    Publikuar: 9 Jan 5:53

    Pescara ka zyrtarizuar blerjen më të fundit të ekipit, dhe ai është pikërisht sulmuesi veteran Alberto Gilardino. Lajmi u bë i ditur nga vetë ekipi italian i cili përdori faqen zyrtare të Twitter për të shpallur blerjen e re, duke e shoqëruar edhe me foto të Giliardinos duke u stërvitur me klubin. Transfermarkt pretendon se 34 vjeçari ka anuluar kontratën e tij me Empoli-n duke nënshkruar me Delfinit deri në fund të sezonit.

    Image result for gilardino pescara

    Gilardino, i cili ka fituar Champions League me Milan në vitin 2007 si dhe ndihmoi Italinë të triumfonte në Kupën e Botës 2006, i ishte bashkuar toskanëve vetëm gjatë verës së kaluar duke nënshkruar për dy vite me ekipin. Por ai nuk arriti të shënonte asnjë gol me Empolin në 14 paraqitjet në Seria A. Ai tashmë pritet të krijojë një dyshe sulmi me shqiptarin Manaj.


    Lexo postimet e tjera