MMA

Zyrtare, Holloway mbron titullin ndaj Frankie Edgar në UFC-222

UFC-ja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije sot se kampioni i botës në peshën “featherweight” (pesha pupël), Max Holloway, do të mbrojë titullin në eventin e UFC-222, që zhvillohet më 3 mars, në Las Vegas, ndaj Frankie Edgar. Ky duel duhej të ishte zhvilluar vitin e kaluar, por Edgar u tërhoq i dëmtuar dhe tashmë është arritur marëveshja për të vënë përballë njëri-tjetrit dy nga sportistët më të mirë të kësaj peshe. Holloway ka arritur 19 fitore dhe 3 humbje në karrierën e tij.

Kampioni i botës në peshën “featherweight”, Max Holloway

Për Holloway kjo do të jetë hera e dytë që do të mbrojë titullin kampion bote të kësaj peshe, pas triumfit ndaj Jose Aldo më 2 dhjetor. Frenkie Edgar është ish-kampion bote në artet marciale mikse, por në peshën “lightweight (pesha e lehtë), ndërsa më parë ka dështuar dy herë të fitojë titullin në peshën pupël (i ka humbur dy duelet për titull me Jose Aldo). Në karrierën e tij, 36-vjeçari Edgar numëron 22 fitore, 5 humbje dhe një ndeshje e mbyllur në barazim.

Më shumë nga MMA