Seria A

Zyrtare, Inzaghi rikthehet trajner në Serie A…

Pippo Inzaghi është trajneri i ri i Bologna. Pas dy sezoneve me Venezia, një kampionat i fituar në Serie C dhe një “play off” në Serie B, ish-sulmuesi i Milan ka vendosur të firmosë për klubin emilian.

Inzaghi, në në Serie A ka qenë trajner i Milan në sezonin 2014-15, ku nuk shkoi përtej vendit të dhjetë, ka zëvendësuar Roberto Donadoni, i cili u largua në fund të sezonit të kaluar.

Pasi përshëndeti Venezia, pas humbjes ndaj Palermo në “play off”, Inzaghi dhe stafi i tij takuan drejtuesit e Bologna dhe firmosën kontratën për dy sezone.

Ndërkohë, një tjetër klub në Serie A ka emëruar trajnerin në ditën e sotme: Roberto De Zerbi do të drejtojë Sassuolo në sezonin 2018/19.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A