RUSI 2018

Zyrtare: Ja trajneri që drejton Italinë kundër Argjentinës dhe Anglisë

Nuk është befasi: Gigi Di Biagio është trajneri komisioneri i ri teknik i Italisë. Një komision i përkohshëm teknik, i cili do të udhëheqë ekipin kombëtar në ndeshjet miqësore, të planifikuara në mars, kundër Argjentinës dhe Anglisë. Ja deklarata e bërë nga FIGC: “Pas një takimi të mbajtur sot në selinë e Federatës Italiane të Futbollit, në Romë, në prani të Roberto Fabbricini, komisionerit special, dhe zëvendësit të tij, Alessandro Costacurta, u vendos që të caktohet Luigi Di Biagio në postin e komisionerit teknik të ekipit kombëtar për dy angazhimet ndërkombëtare, në marsin e ardhshëm, kur janë planifikuar miqësore kundër Argjentinës në Manchester, më 23 mars, dhe kundër Anglisë, më 27 mars, në Londër”. Pas të gjithave, Alessandro Costacurta, prej pak ditësh nënkomisionar i FIGC, kishte njoftuar se ishte Di Biagio, ai që do ta çonte Italinë në provimin e marsit. Me shaka, ai ka thënë: “Nëse i fiton miqësoret e ardhshme për 4-0, duhet të mendojmë për trajnerin e ri të U-21”.

Më shumë nga RUSI 2018