Connect with us

Futboll

Zyrtare, Juventus firmos me Bentancur për € 9.5 milionë

Juventus ka zyrtarizuar, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, blerjen nga Boca Juniors të Rodrigo Bentancur. Mesfushori 19-vjeçar ka sigluar një kontratë që e lidh atë me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2022. Futbollisti uruguajan i kushtoi klubit torinez plot 9,5 milionë euro të pagueshme në dy këste. I lindur më 25 qershor të vitit 1997, në Uruguai (në Nueva Helvecia), Bentancur është rritur në ekipin e të rinjve të Peñarol përpara se të transferohej në moshën 14-vjeçare në Argjentinë te Boca Juniors. Mesfushor i krahut të djathtë, i gjatë 184 cm, ka debutuar me ekipin e parë në prrill të vitit 2015, duke regjistruar 18 paraqitje në sezonin e tij të parë në Primera División, 6 në Kupën e Argjentinës dhe 1 në Copa Libertadores. Me pseudonimin “Lolo”, gjatë këtij sezoni ai numëorn 17 aktivizime me fanellën e Boca, për të siguruar gjithashtu edhe grumbullimin me ekipin përfaqësues U-20.

Rezultate imazhesh për bentancur juventus

“Juventus Football Club S.p.A.komunikon se ka perfeksionuar marrëveshjen meAsociación Civil Club Atlético Boca Juniors për blerjen me titull definitiv të të drejtave sportive të futbollistit Rodrigo Bentancur Colman për një vlerë koresponduese prej € 9,5 milionë, të pagueshme në dy këste. Vlera e blerjes mund të rritet gjatë kohëzgjatjes së kontratës, me maturimin e kushteve që lidhen me aktivizimin e futbollistit në ndeshjet zyrtare. Për më tej, Boca Juniors do të ketë të drejtën të marrë 50% të shumës që do të siguronte Juventus në rast të shitjes së futbollistit. Juventus ka nënshkruar me vetë futbollistin një kontratë pesëvjeçare, me efektet që nisin nga data 1 korrik 2017 deri më 30 qershor 2022“, citon njoftimi i publikuar nga Juventus.

Më shumë nga Futboll