Seria A

Zyrtare, klubi i Serisë A do ta nisë kampionatin me -5 pikë

Pesë pikë penalizim për Parma-n dhe dy vite pezullim për Calaio.

Ky ka qenë vendimi i marrë nga gjykata kombëtare federale në lidhje mesazhin e dërguar nga lojtari i skuadrës emiliane për një koleg të Spezia-s në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit të kaluar të Serisë B.

Për qendërsulmuesin e datëlindjes 1982, rreziku i një karriere të mbyllur, të paktën në nivele të larta, është konkret. Calaio mund të vendosë ta apelojë vendimin për të kërkuar një ulje.

E njëjta gjë vlen edhe për Parma-n, që në orët e ardhshme do të vendosë nëse do ta vazhdojë këtë betejë, apo të pranojë vendimin.

Më shumë nga Seria A