Premier League

Zyrtare, lojtari më i pisët i Premier League është…

Lee Cattermole, Joey Barton, Vinnie Jones…këta janë emrat e zakonshëm që të vijnë në mendje kur mendon për futbollistë të pisët.

Por kush është në fakt lojtari që është i dashuruar më shumë se të tjerët me kartonët e verdhë dhe të kuqë?

Sipas një studimi të DirtyPlayers.co.uk, asnjë nga lojtarët e përmendur më parë nuk është më i pisti 25 viteve të fundit.

Në fakt, ai “nder” i takon mesfushorit të West Brom Gareth Barry.

Ish-lojtari i Aston Villa, Manchester City dhe Everton ka marrë më shumë “pikë të pista” – një sistem i bazuar në 25 pikë për një karton të kuq dhe 5 pikë për një karton të verdhë – se çdokush tjetër.

Barry ka grumbulluar plot 745 pikë gjatë karrierës së tij…por a është ai teknikisht lojtari më i pisët?

Ish-lojtari i përfaqësueses angleze ka luajtur 636 herë – duke grumbulluar një mesatare 1.19 pikë të pista për ndeshje.

 Joey Barton sits highly in the dirty Premier League players table

Më shumë nga Premier League