Futboll

Zyrtare, Mahrez firmos me Manchester City për rekordin e klubit

Manchester City ka realizuar blerjen e parë për këtë merkato vere me nënshkrimin e yllit të Leicester City, Riyad Mahrez. Sulmuesi algjerian transferohet në “Etihad Stadium”, në atë që konsiderohet të jetë rekordi i klubit, për shumën prej €68 milionë, për një kontratë 5-vjeçare. Mahrez u bashkua me “Dhelprat” nga ekipi francez i Le Havre për vetëm €500 mijë në vitin 2014 dhe kontribuoi fuqishëm që Leicester të fitojë titullin kampion në Premier League për sezonin 2015/16, duke fituar edhe çmimin e Futbollistit më të Mirë të vitit, për atë sezon.

Janarin e kaluar, 27-vjeçari iu afrua shumë transferimit te Manchester City, me tratativën që u shkatërrua vetëm në ditën e fundit të merkatos së dimrit, kur dy klubet nuk dakordësuan dot mbi çmimin e lojtarit. Mbërritja e tij në Manchester parashikon lëvizjen në kah të kundërt të anësorit 21-vjeçar Patrick Roberts, që do të t’i bashkohet Leicester, ndërsa sipas të gjitha gjasave Mahrez do të debutojë për ekipin e Pep Guardiolas në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund International Champions Cup, më datë 21 korrik.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Futboll