RUSI 2018

Meksikani Javier Aguirre emërohet trajner i ri i Egjiptit

Kombëtarja e Egjiptit tashmë e ka trajnerin e ri. Javier Aguirre do të jetë pasuesi i argjentinasit Hector Cúper në stolin e ekipit afrikan. Trajneri meksikan ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me “faraonët”. Në këtë mënyrë, ai do të jetë trajneri i tyre deri në vitin 2022, përgjegjës për drejtimin e fushatës eliminatore drejt Botërorit të Katarit, që do të mbahet në nëntor.

“El Vasco” ka ka triumfuar ndaj kandidaturave të tjera, Sanchez Flores, Vahid Halilhodžić dhe Jorge Luis Pinto në garën për të qenë trajneri i ri egjiptian. Sfida e parë e tij me skuadrën kombëtare egjiptiane është kualifikimi për Kupën e Kombeve të Afrikës, që do të mbahet në Kamerun, në qershor 2019. Një fushatë kualifikuese që për Egjiptin ka filluar me këmbë të gabuar, pas humbjes në Tunizi (1-0) dhe do të duhet të matet me Nigerinë dhe Suazilandia në grupin J të turneut.

Sfida e tij e dytë dhe më e rëndësishme do të jetë kualifikimi i Egjiptit në Kupën Botërore të Katarit, në vitin 2022. Javier Aguirre ka folur tashmë me paraardhësin e tij, Héctor Cúper, për ta njohur ekipin e tij të ri në mënyrë perfekte. Trajneri meksikan tashmë ka nënshkruar kontratën e tij të enjten në mëngjes në Kajro, ku do të banojë gjithashtu. Gjatë ditës, ai do të japë një konferencë shtypi, tashmë si trajneri i ri i Egjiptit.

Ish-trajneri i Osasuna, Athletic, Zaragoza dhe Espanyol, pasi kaloi edhe nëpër stolin e Al-Wahda (2015-2017), fillon një fazë të re në karrierën e vet të gjatë. Përvoja e tij në futbollin e elitës ka qenë një faktor kyç për Federatën Egjiptiane, që të zgjedhë Aguirren, i cili do të ketë një skuadër eminente “të huaj”. Jo më kot, 17 nga 23 të ftuarit e Hector Cúper për Kupën Botërore të Rusisë 2018 luajnë jashtë Egjiptit, 11 prej tyre në Premier League. Prandaj, trajneri i ri i “faraonëve” do të udhëtojë nëpër garat kryesore europiane për të vëzhguar lojtarët e rinj.

Më shumë nga RUSI 2018