Merkato

Mesfushori i Italisë shkon te Roma dhe shkruan historinë

Manovra të mëdha për mesfushën e Roma. Arrihet marrëveshja për Bryan Cristiane dhe mesfushori do të zhvillojë vizitat mjekësore të enjten në mëngjes.

Atalanta do të marrë 30 milionë euro, plus bonuse. Mesfushori bëhet përforcimi i tretë për verdhekuqtë, pas Coric dhe Marcano. Ndërkohë, ka vendosur të qëndrojë në Romë, Lorenzo Pellegrini, i cili i ka thënë “jo” ofertës së Juventus, që ishte gati të paguante klauzolën e kontratës prej 30 milionë eurosh. Kështu, ai do të bëhet mesfushori më i shtrenjtë i verdhekuqve në epokën e pronarëve amerikanë.

Roma dhe Atalanta kanë gjetur marrëveshjen: 5 milionë euro do të paguhen menjëherë, ndërsa 25 milionë euro të tjera do të jepen të ndara në dy këste për dy vjet. Vetë futbollisti nxitoi në arritjen e marrëveshjes, sepse donte që e ardhmja e tij të përcaktohej para pushimeve.

Futbollisti që e mbylli sezonin me 12 gola do të marrë 2 milionë euro në sezon për 5 vite me radhë.

Më shumë nga Merkato