Futboll

Zyrtare, Nolito te Sevilla për tre sezone! City arkëton €9 mln

Nolito është tashmë futbollist i Sevilla. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi spanjoll nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare dhe kanalet respektive, menjëherë pasi ish-futbollisti i Manchester City kaloi me sukses testet fizike të zhvilluara gjatë ditës së dielë. Me finalizimin e këtij transferimi, klubi anglez do të arkëtojë 9 milionë euro për shitjen e Nolitos, që në tetor do të mbushë 31 vjeç.

Nolito rikthehet në La Liga, pas një sezoni të dështuar te Manchester City, ku në total zhvilloi 19 ndeshje. 31-vjeçari shkëlqeu për katër vite me skuadrën e Celta Vigo, falë të cilës siguroi edhe grumbullimin në përfaqësuesen e Spanjës. Me ekipin përfaqësues, Nolito numëron 16 ndeshje të zhvilluara dhe 6 gola të realizuar që nga viti 2014. Nolito ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Sevilla dhe është përforcimi i pestë në skuadër pas mbërritjes së Banega, Pizarro, Muriel dhe Corchia.

Më shumë nga Futboll