Merkato

Zyrtare, Perisic rinovon me Inter

Sulmuesi anësor i Inter, Ivan Perisic, ka rinovuar deri në vitin 2022 me klubin. Perisic është përfolur përgjatë gjithë merkatos së verës për një kalim te Manchester United, por 28-vjeçari pritet të luajë një rol kyç në Inter-in e sezonit të ri nën drejtimin e Spallettit. “Është një ditë e veçantë për mua, jam shumë i lumtur pas stresit të kaluar gjatë verës,” shprehet kroati për Inter Channel.

“Tani le të shohim përpara dhe unë do të mendoj vetëm për Inter-in. Tani mund të flasim vetëm për futbollin e luajtur.”

“Nuk thash asgjë për një kohë të gjatë. Spalletti më premtoi se nën drejtimin e tij do të përmirësohesha akoma më shumë. Luajtëm mirë në dy ndeshjet e para dhe tani shpresoj që të vazhdojmë kështu. Do të ketë shumë tifozë në stadium, dhe kjo është më mirë për ne. Gjërat do të jenë më të thjeshta me mbështetjen e tyre.”

Image result for inter perisic

Më shumë nga Merkato