La Liga

Zyrtare; Real Madridi e prezanton sonte trajnerin Lopetegui

Është zyrtare, Real Madridi do të prezantojë këtë pasdite, në orën 19:00, Julen Lopetegui si trajner i ri. Do të jetë dhoma e nderit e “Bernabéu” dhe klubi i bardhë dëshiron të bëjë një prezantim të veçantë.

Në gjirin e Real Madrid dëshirojnë të kujdesen për ish-trajnerin e Spanjës dhe të tregojë të gjithë mbështetjen ndaj tij, pasi u shkarkua dje nga Luis Rubiales. Klubi i bardhë nuk e priste një reagim të tillë të presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit. Lopetegui arriti këtë mëngjes në Madrid nga Rusia dhe menjëherë do të fillojë të punojë për të riformatuar skuadrën e sezonit 2018-2019.

Këtë pasdite, Lopetegui do të japë versionin e tij për herë të parë, për gjithçka që ka ndodhur këto ditë në Krasnodar brenda ekipit kombëtar spanjoll.

Më shumë nga La Liga