Bundesliga

Zyrtare, Robben rinovon kontratën me Bayern Munich…

Arjen Robben ka firmosur rinovimin edhe për një sezon të kontratës me Bayern Munich. Holandezi e kishte arritur marrëveshjen me klubin bavarezët prej dy javësh, por vetëm sot hodhi firmën.

Kjo do të thotë se Robben ka ndjekur gjurmët e Franck Ribery dhe Rafinha, që vendosën të luajnë edhe për një sezon me kampionët e Gjermanisë, që në sezonin e ardhshëm do të drejtohen nga Nico Kovac.

Robben, i cili kaloi nga Real Madrid te Bayern në vitin 2009, ka fituar shtatë tituj të Bundesliga, katër Kupa të Gjermanisë dhe një Champions League.

34-vjeçari do të synojë të marrë medaljen e pestë të Kupës së Gjermanisë në finalen e së shtunës kundër Eintracht Frankfurt në Berlin.

Më shumë nga Bundesliga