Connect with us

Futboll

Zyrtare: Sadiku transferohet në Poloni

Tashmë është zyrtare! Skuadra e re e Armando Sadikut është Legia Warszawa. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka mbyllur gjithçka pasditen e sotme, ndërsa paradite ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore.

26-vjeçari, i cili vjet kaloi një sezon të madh te FC Lugano dhe më pas u rikthye te FC Zürich, klubi i cili zotëron kartonin e tij, ka firmosur për tre vite me kampionët e Polonisë, ku do të mbajë veshur fanellën me numrin 99. Shuma e transferimit të tij ende nuk dihet.


✍️ Oficjalnie: Armando Sadiku nowym napastnikiem Legii Warszawa! Witamy! 🙂 #legia #legiawarszawa

A post shared by Legia Warszawa (@legiawarszawa) on

Zvicra ka qenë “foleja” më e ngrohtë e Sadikut, aty ku ai u bë i famshëm dhe fitoi një vend në përfaqësuese, por gjithçka e ka një fund dhe ai ka vendosur të ndryshojë destinacion. Për këtë sezon, sulmuesi është shqiptari i parë në kampionatin polak.

Përpara Sadikut, në Poloni kanë luajtur dy legjionarë të tjerë, Edgar Çani dhe Sebino Plaku, të cilët kanë pasur probleme financiare me klubet e tyre. Urojmë që “bomberi” nga Elbasani të ketë një fat më të mirë dhe të shqyejë rrjetat çdo fundjavë.

Më shumë nga Futboll