Europa League

Zyrtare, Shkëndija-Milan ndërrojnë fushat

Milan-i do ta luajë ndeshjen e parë të “play off”-it të Europa League kundër maqedonasve të Shkëndijës në “San Siro”. UEFA ka vendosur që të ndërrojë fushat për shkak se në stadiumin e Shkupit, aty ku Shkëndija luan ndeshjet europiane, më 17 gusht do të luahet një tjetër ndeshje e Europa League mes Vardar dhe Fenerbahce. Kështu, takimi i parë do të zhvillohet në Milano më 17 gushtë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Maqedoni më 24.

Më shumë nga Europa League