• Zyrtare, Southgate firmos për 4 vite me Anglinë

    Publikuar: 30 Nov 4:20

    Southgate mori drejtimin e përfaqësueses pas largimit të Sam Allardyce. Ai fitoi dy ndeshje dhe barazoi dy të tjera si trajneri i përkohshëm dhe tani ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare nga e cila do të përfitojë 2,2 milionë euro në vit. Ish-mbrojtësi i kombëtares Southgate, i cili bëri 57 paraqitje për Anglinë si lojtar, është bërë trajneri i katër i përfaqësueses në po aq vite.

    Image result for southgate gareth england

    Ish-trajneri i Middlesbrough fitoi në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Rusi 2018 kundër Maltës, përpara se ekipi i tij të barazonte pa gola kundër Sllovenisë. Ai bëri një hap të rëndësishëm drejt emërimit në mënyrë permanente në stolin e Tre Luanëve kur mundi Skocinë 3:0 në fillim të këtij muaji, përpara se ekipi i tij të çonte dëm një avantazh 2:0 në miqësoren kundër Spanjës e cila barazoi 2:2 në minutat e fundit.


    Lexo postimet e tjera