Futboll

Zyrtare, sulmuesi belg i Chelsea transferohet te skuadra e Valencias

Pas një takimi me trajnerin Maurizio Sarri, ku ka sqaruar të ardhmen e tij, sulmuesi belg Michy Batshuayi ka vendosur që të largohet nga Chelsea dhe të transferohet në Spanjë, ku do të luajë në formë huazimi për një vit me skuadrën e Valencia. Kjo e fundit, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, ka konfirmuar transferimin e sulmuesit 24-vjeçar.

Batshuayi nuk e pranoi që të ishte sulmuesi i tretë i Chelsea, pas Mirata dhe Giroud, ndaj vendosi që të shkojë në një skuadër ku mund të luajë më shumë minuta. Edhe sezonin e kaluar, në janar, sulmuesi belg u huazua nga Chelsea tek ekipi gjerman i Borussia Dortmund, ku në 10 ndeshje të zhvilluara në Bundesligë realizoi 7 gola.

Më shumë nga Futboll