Kampionati Shqiptar

Zyrtare, Tirana rikonfirmon trajnerin Ze Maria deri në vitin 2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka rinovuar sot kontratën me trajnerin Ze Maria dhe stafin e tij teknik, me të cilin udhëhoqi dhe I riktheu në Superiore bardheblutë kryeqytetas. Dhe bëhet fjalë për një rinovim deri në vitin 2020, jo vetëm për një sezon, të ardhshmin, kur 24 herë kampionët e vendit do të luajnë në elitën e futbollit shqiptar dhe do të synojnë titullin kampion, siç kanë bërë përherë dhe u shkon për shtat.

Ja njoftimi zyrtar i klubit me këtë rast: “Projekti Superiore nis me rinovimin e Ze Marias. Presidenti Refik Halili ka gjetur akordin me trajnerin Ze Maria për të rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme. Së bashku me të kanë rinovuar ndihmëstrajneri Marco Aurelio dhe përgatitësi atletik, Rafael Costa. Marrëveshja e re ka sjellë shtrëngimin e duarve mes palëve për një projekt ambicioz. Klubi vijon kësisoji punën për të bërë gati përgatitjet verore dhe skuadren e Superiores”.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar