Bundesliga

Zyrtare: Trajneri i ri i Dortmundit është ai që ringjalli Balotelli-n

Borussia Dortmund ka konfirmuar personin i cili do të drejtojë skuadrën duke nisur nga muaji i ardhshëm. Sot klubi verdhezi zyrtarizoi emërimin e teknikkut Lucien Favre si trajner të ri. Ai la Ligue 1, ku ishte i angazhuar në stolin e Nice, për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare në “Signal Iduna Park”. 60-vjeçari e udhëhoqi Nice në një finish fantastik sezonal, duke e pozicionuar në vendin e tretë të kampionatit farncez (2016-2017), ndonëse nuk arriti të kualifikohej për “Europa League” këtë herë, me një humbje 3-2 në Lyon, në fundjavë, duke konfirmuar vendin e tetë.

Ndërkohë, Borussia Dortmund e përfundoi sezonin në vendin e katërt. Trajneri Peter Stoger njoftoi largimin e tij nga klubi, pas disfatës së fundit 3-1 ndaj Hoffenheim në Bundesligë. Ish-tekniku i Borussia Monchengladbach, Favre, është instaluar shpejt si pasardhës i tij.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, shpreson se përvoja e tij në Bundesliga do t’i shërbejë klubit në sezonin e ardhshëm. “Nënshkrimi me Lucien Favre si trajner është një pjesë e rëndësishme e fillimit tonë të freskët sportiv këtë verë, – tha ai. – Ai është shumë i çmuar për cilësitë profesionale, të cilat i ka shfaqur në mënyrë mbresëlënëse disa herë në Bundesliga, me Hertha dhe Monchengladbach, ashtu si te Nice”.

Favre te Nice do të mbahet mend për faktin që “ringjalli” sulmuesin italian Mario Balotelli. Ky i fundit ka shkëlqyer në Francë nën drejtimin e tij.

Më shumë nga Bundesliga