AUTO

Zyrtare, Volkswagen do të prodhojë një mikrobus elektrik

Zyrtare, Volkswagen do të prodhojë një mikrobus elektrik

Shumë shpejt do të kemi mundësinë të udhëtojmë me një mikrobus Volkswagen të ri dhe krejtësisht të përmirësuar. Kësaj here bëhet fjalë për një automjet elektrik, i cili do të jetë i preferuar veçanërisht për familjarët.

Në qershorin e kaluar, Auto Express kontaktoi me shefin ekzekutiv të kompanisë gjermane, Herbert Diess, i cili konfirmoi se ky mikrobus është në plane prej kohësh. Një automjet i tillë mbahet mend nga vitet ’60 dhe do të bazohet pikërisht tek ai version, por nuk do të jetë i dëmshëm për mjedisin.

“Makinat emocionale janë shumë të rëndësishme për markën. Ne po shesim akoma shumë makina Beetles, sidomos në tregun amerikan, por kemi vendosur që të prodhojmë edhe një mikrobus”, – shprehet Diess.

Pra, që do të kemi një mikrobus Volkswagen në qarkullim nuk diskutohet, sepse lajmi tashmë është zyrtar, por ende nuk e dimë se kur. Disa thonë se kjo do të ndodhë pas vitit 2020, por kompania gjermane mund të na befasojë më shpejt.

 

Më shumë nga AUTO