Futboll

Zyrtare, ylli holandez rikthehet në shtëpi

Plot 14 vite më vonë, ylli i futbollit holandez, Robin Van Persie që bëri Europën të flasë për atë, është rikthyer më në fund në shtëpi. Tashmë është zyrtar rikthimi i tij te Feyenoord. Sulmuesi që u bë i famshëm te Arsenal dhe më pas luajti gjithashtu te Manchester United e së fundmi te Fenerbahçe në Turqi, sikurse dhe udhëhoqi sulmin e përfaqësueses së Holandës për shumë vite mendon ta mbyllë karrierën në klubin që e konsideron si shtëpinë e tij.

Rezultate imazhesh për van persie arsenal

Nëpërmjet një postimi të publikuar në llogarinë zyrtare në “Twitter”, në fakt klubi nga Rotterdam ka zyrtarizuar blerjen e holandezit 35-vjeçar, që me Feyenoord kishte fituar Kupën UEFA në sezonin 2001/02, përpara se të transferohej në Premier League te Arsenal.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll