La Liga

Zyrtarizohen dy risi për Superkupën e Spanjës…

Superkupa e Spanjës do të ketë sivjet dy risi: për herë të parë do të luhet në një ndeshje teke, jo me sistem vajtje-ardhje dhe për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve të Spanjës.

Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizua sot vendimin se përballja mes Barcelonës, fituese të La Liga dhe Sevilla, finaliste e Kupës së Mbretit, do të zhvillohet në Tangeri të Marokut më 12 gusht.

Stadiumi që do të presë sfidën do të jetë “Ibn Battouta”, me kapacitet 45 mijë shikues.

Më shumë nga La Liga