​Guardiola e pranon: Kjo gjë është e pashmangshme

22 Janar 2021
19:32
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola është pyetur nga BBC Sport nëse lufta për titull në Premier League mund të vendoset nga dëmtimet.

Guardiola ka thënë: “Është e pamundur të kërkohet që lojtarët të mos pësojnë dëmtime duke luajtur çdo tri ditë për 11 muaj”.

“Ka dëmtime te çdo ekip. Ne e dinim dhe jemi munduar t’i shmangim duke u kujdesur më mirë për lojtarët. Por ata janë qenie njerëzore. Me kaq shumë ndeshje, trupi dorëzohet”.

“Kur ne kemi kërkuar pesë zëvendësime, ka qenë për këtë arsye. Pse mund ta bëjmë në Kupën e Anglisë, por jo në kampionat?”.

“Nuk po e them këtë vetëm sepse u dëmtua De Bruyne. Ka shumë ndeshje dhe kompeticione, ata që vuajnë në fund janë lojtarët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit