0 pikë pas 8 garash, nisin largimet nga makina legjendare e F1

25 Qershor 2019
12:59
Telesport
back button

Sezoni 2019 te makina Williams ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Asnjë pikë pas 8 garave të para ka bërë që makina legjendare britanike të jetë në krizë.

Edhe pse këtë vit u rikthye në pistë Robert Kubica (piloti tjetër është George Russell), makina britanike nuk arrin të bëjë një paraqitje të mirë. Madje në çdo garë, Williams është renditur në dy vendet e fundit.

E vetmja notë pozitive është se njëvendëshet Williams gjithnjë e kanë mbyllur garën, çka tregon se motori Mercedes që ato përdorin është i besueshëm, por jo aq i shpejtë. Edhe pse makina që kryeson botërorin është pikërisht një Mercedes.

Kjo situatë ka sjellë largimin e shefit të garave, një prej ekspertëve të Formula 1, Paddy Lowe (ka fituar 7 tituj me pilotë të ndryshëm). I rikthyer 3 vite më parë, ai sheh se nuk mund të bëjë më asgjë, ndaj ka dhënë dorëheqjen nga Williams.

Pas një periudhë reflektimi, mora vendimin për t’u larguar. I uroj skuadrës dhe kolegëve të mi suksese. Falënderoj fansat për mbështetjen e madhe”, thotë Lowe, që erdhi nga Mercedes në vitin 2017.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit