1.5 mln euro dëme, Red Bull apelon vendimin e komisarëve ndaj Hamilton

24 Korrik 2021
9:23
Telesport
back button

Pas dëmit sportiv në pistë vjen edhe ai ekonomik. Dihej që aksidenti mes Max Verstappen (Red Bull) dhe Lewis Hamilton (Mercedes) do të kishte pasoja në renditje, por tashmë ai ka krijuar pasoja edhe në aspektin financiar.

Red Bull ka bërë me dije se njëvendëshja e pilotit holandez ka pësuar dëme me vlerën e 1.5 milionë eurove. Lajmin e konfirmoi Christian Horner, drejtori sportiv i makinës austriake.

Ai aksident na ka kushtuar 1.5 milionë euro dëme dhe kjo është një shumë e madhe në një epokë ku kemi buxhete të limituara. Nuk është sekret mendimi ynë që ndaj Hamilton u dha një penalitet i lehtë (30 sekonda)”, tha Horner.

Duke parë rëndësinë që kishte ai aksident dhe dënimine  butë që iu dha Hamilton si dhe duke parë të gjitha pamjet dhe pasojat, kemi të drejtë të rishohim vendimin. Po ekzaminojmë provat dhe po mendojmë apelimin e vendimit të komisarëve të garës së Silverstone”, tha Horner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit