10 anglezët më të shtrenjtë të historisë – renditur nga më i keqi te më i miri

25 Qershor 2019
18:09
back button

Lojtarët anglezë nuk janë aspak të lirë. 

Leicester kërkon 90 milionë euro për Harry Maguire këtë verë. Raportet pretendonë se City është gati të paguajë shifrën e kërkuar nga “dhelprat” për mbrojtësit, i cili mund të fitojë 300,000 euro në javë. 

Më poshtë keni 10 anglezët më të shtrenjtë të historisë, duke i renditur nga më i keqi te më i miri. 

10. Andy Carroll (Nga Newcastle te Liverpool në vitin 2011) – 40 milionë euro

Në pjesën e parë të sezonit 2010/11, Carroll shënoi 11 gola në 19 ndeshje të Premier League, mjaftueshëm për të bindur Kenny Daglish ta blinte në merkaton e janarit. Megjithatë, blerja e Carroll doli të ishte thjesht një blerje paniku nga drejtuesit e Liverpool. Ai shënoi vetëm 11 gola me fanellën e kuqe. 

9. Luke Shaw (Nga Southampton te Manchester United në vitin 2014) – 33.5 milionë euro

Shaw u bë adoleshenti më i shtrenjtë kur iu bashkua Manchester United. Karriera e tij me Djajtë deri tani është penguar nga dëmtimet e shumta dhe shpeshherë është kritikuar nga Jose Mourinho për mentalitetin e tij në stërvitje. Megjithatë, vitin e fundit ai u kthye në një titullar në krahun e majtë, por nuk arriti të grumbullohej nga përfaqësuesja angleze në Nations League. 

8. Adam Lallana (Nga Southampton te Liverpool në vitin 2014) – 28 milionë euro

Pas një sezoni të vështirë në Anfield nën drejtimin e Brendan Rodgers, Klopp ka nxjerrë më të mirën nga Lallana. Megjithatë, si Shaw te United, 31-vjeçari ka vuajtur me dëmtimet gjatë karrierës te Liverpool. Me vetëm një vit të mbetur në kontratë, sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit për të në Anfield. 

7. James Milner (Nga Aston Villa te Manchester City më 2010) – 29 milionë euro

Të fitosh dy tituj të Premier League dhe një FA Cup bashkë me EFL Cup në pesë vite është mbresëlënëse. Megjithatë, Milner nuk ka qenë kurrë një titullar i padiskutueshëm. Ai shkoi te Liverpool më 2015 dhe ka rizbuluar formën e tij më të mirë. 

6. John Stones (Nga Everton te Manchester City në vitin 2016) – 53 milionë euro

Stones hasi një sezon të parë të vështirë në Etihad, duke  bërë tre gabime trashanike, teksa ekipi i Guardiola-s e mbylli në vend të tretë dhe pa trofe. Mbrojtësi anglez është përmirësuar, por në fund të sezonit të kaluar humbi vendin e formacionit dhe Guardiola preferonte Vincent Kompany. Megjithatë, ai ka akoma vend për t’u përmirësuar pasi është vetëm 25 vjeç. 

5. David Beckham (Nga Manchester United te Real Madrid më 2003) – 27 milionë euro

Beckham u paraqit mirë në katër sezonet e tij në Bernabeu përkrah yjeve të Zidane, Roberto Carlos dhe braziliani Ronaldo. Megjithatë, ai fitoi vetëm një titull në La Liga. Beckham ishte një figurë e adhuruar në Madrid dhe i gjithë stadiumi u çua në këmbë për ta përshëndetur kur vendosi të shkonte te LA Galaxy më 2007. 

4. Kyle Walker (Nga Tottenham te Manchester City më 2017) – 60 milionë euro

Walker vetëm ka fituar që kur la Spurs për City-n. Ai ka triumfuar në dy kampionatet e fundit, gjithashtu ka ngritur dy herë trofeun e Carabao Cup dhe një FA Cup. Ai mbetet një titullar i padiskutueshëm për Guardiola-n, por mbetet për t’u parë se si do të reagojë nëse afrohet Joao Cancelo. 

3. Raheem Sterling (Nga Liverpool te Manchester City më 2015) – 55 milionë euro

Guardiola e ka transformuar anglezin e ri në një prej sulmuesve më të mirë të Premier League. Sterling ka ndryshuar perceptimin e publikut për të gjatë viteve të fundit duke u bërë një aktivist kundër racizmit. Megjithëse Guardiola njihet për rotacionin e tij në sulm, Sterling rrallëherë është lënë pushim. 

Rio Ferdinand (Nga Leeds te Manchester United më 2002) – 33 milionë euro

2. Ferdinand ka hyrë në histori si një prej mbrojtësve më të mirë të Premier League. Ai ka fituar gjithçka gjatë 12 viteve të kaluara tek United. Ish-mbrojtësi anglez ka bërë 453 paraqitje me Djajtë dhe aktualisht është një analist për BT Sport. 

1. Wayne Rooney (Nga Everton te Manchester United më 2004) – 30 milionë euro

Rooney ka justifikuar plotësisht vendimin e Alex Ferguson për ta shpenzuar një shumë të madhe parash për një 18-vjeçar. Tashmë 33 vjeç, Rooney është golashënuesi më i mirë i historisë së United me 253 gola. Edhe ai, si Ferdinand, ka fituar gjithçka me Djajtë gjatë 13 viteve të kaluara aty. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit