10 ditë për të bindur trajnerin e Bayern, por talenti ka një problem shumë të madh

20 Korrik 2021
22:25
Telesport
back button

Siç shpjegon Bild, mesfushori sulmues Mickael Cuisance, i cili është kthyer te Bayern Munchen pas një periudhe zhgënjyese si huazim te Marseille, do të ketë dhjetë ditë për të bindur trajnerin Julian Nagelsmann që t’i besojë.

Tani për tani, megjithatë – lexohet – ai nuk po shkëlqen në stërvitje dhe duket se ka një anë karakteri pjesërisht të vështirë.

Për momentin do të ishte vetëm Galatasaray e gatshme ta blinte atë, edhe nëse nuk ka paraqitur ndonjë propozim.

Cuisance, i cili ende shpreson t’i kthejë mendjen Nagelsmann, do të preferonte të qëndronte në një nga 5 kampionatet evropiane më të forta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit