10 milionë dollarë, sajti porno ofertë të frikshme për emrin e stadiumit

13 Shtator 2019
13:43
back button

Stadiumi i klubit të NBA, Miami Heat do të ndryshojë emrin, pasi mbaron kontrata me kompaninë ajrore “American Airlines”. Skuadra e famshme përfitonte 2 milionë dollarë në vit nga marrëveshja e bërë me kompaninë ajrore nga viti 1999.

Klubi i basketbollit ka marrë një ofertë mjaft interesante nga sajti porno BangBros. Ata kanë ofruar 10 milionë dollarë për përdorimin e emrit, 8 milionë dollarë më shumë se marrëveshja e mëparshme.

Ky sajt ka selinë në Miami dhe mendon se mund të jetë një përfaqësues mjaft i mirë i emrit të stadiumit. Oferta është bërë, ndërsa tani mbetet të bindet vetëm Miami. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit