10 vite më parë refuzoi të bënte një foto me Mbappe, sot Drogba ka shlyer borxhin

2 Dhjetor 2019
22:25
back button

Didier Drogba më në fund ka shlyer borxhin 10-vjeçar që i kishte Kylian Mbappe-s mbrëmjen e së hënës duke bërë një selfie me sulmuesin e PSG në ndarjen e çmimeve të Ballon d’Or.

Legjenda e Chelsea-t ka zbuluar se ai ka refuzuar të bënte një foto me Mbappe në vitin 2009, kur djaloshi ishte vetëm 10 vjeç, pas humbjes së gjysmëfinales së Champions League ndaj Barcelonës.

Drogba ka refuzuar sepse ishte tepër i inatosur me arbitrin e asaj sfide ku Blutë u eliminuan në fund të takimit nga një gol i Iniesta-s.

Drogba, i cili ishte prezantuesi i evenimentit, ka thënë në skenë: “10 vite më parë pas një ndeshjeje, një fëmijë mu afrua për të bërë një foto. Atë ditë unë thash jo për shkak të rezultatit (dhe arbitrit). Mora vesh se ai fëmijë ishte Kylian Mbappe. Dua të shlyej borxhin tim tani.”

Më pas ai i ka kërkuar të ftuarve të çoheshin në këmbë për t’u bërë pjesë e selfiet epik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit