10 vite pas Lecce-Milan 3-4, vjen Venezia-Verona 3-4! Përmbysja e çmendur me eurogolin e Simeone. Spezia ndal Sassuolo

5 Dhjetor 2021
17:20
Telesport
back button

E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Venecias dhe stadiumin “Penzo”, ku skuadra vendase e drejtuar nga Zanetti, ishte duke fituar në pjesën e parë me rezultatin 3-0 me golat e Ceccaroni, Cringoj dhe Thomas Henry (për 27 minuta lojë)…

Në 45′ e dyta ndodh përmbysja e madhe që kujton një Lecce-Milan nga 3-0 në 3-4 në “Via del Mare”… (2011)

Por, të kthehemi te kronika dhe pasditja e çmendur e Giovanni Simeone, djalit të El Cholo, që sot ka shkuar në kuotën e 11 golave në Serie A.

Verona shkurton diferencën në minutën e 52 me autogolin e Henry. Nga aty nis një tjetër ndeshje, ku kartoni i kuq i Ceccaronit ndihmon jo pak. Caprari me penallti shkurton në 3-2 diferencën.

Më pas, ngjitet në katedër Simeone që me dy gola (i dyti një perlë nga jashtë zone) në më pak se 20 minuta vulos shifrat në 3-4 dhe përmbysje…

Verona e Tudor vazhdon të befasojë.

Ndeshje e bukur dhe barazim 2-2 edhe mes Spezias dhe Sassuolos. Pjesa e parë ka folur për vendasit me golin e Manaj, kurse në fillim të të dytës erdhi goli i Guyasi.

Por, Sassuolo u zgjua dhe dy herë Raspadori gjeti golat e barazimit 2-2 final.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit