100 fitore në Formula 1, Hamilton: Triumfi erdhi në një garë të çmendur

27 Shtator 2021
10:02
Gentian Spiri

Piloti britanik Lewis Hamilton korri suksesin nr.100 në karrierën e tij në Formula 1, duke triumfuar në garën ruse të zhvilluar në pistën e Sochi. Një sukses që erdhi mes shumë vështirësisht, në një garë ku gabimet e rivalëve dhe shiu ndikuan në rezultatin përfundimtar.

Garë e çmendur, me shiun që na befasoi të gjithë. M’u desh shumë kohë që të arrija të fitorja nr.100 në karrierë. Madje nuk besoja se do të arrija deri këtu, të paktën jo në këtë garë. Shiu ndryshoi fatin e garës”, tha Hamilton.

Nuk e dija se si do të përfudnonte kjo garë, por në fund i jam mirënjohës skuadrës time, pasi falë atyre sot jam këtu ku jam, me 100 fitore. Më vjen keq edhe për Norris, që bëri një garë të shkëlqyer”, u shpreh Lewis Hamilton.

Piloti britanik i Mercedes, falë këtij suksesi, u rikthye në krye të renditjes së botërorit për pilotë. “Në provat zyrtare bëra mjaft gabime dhe nuk isha i kënaqur. Kisha dhimbje në qafë, por bëra shumë fizioterapi për të qenë gati. Gjithsesi, botërori është i fortë, pasi Verstappen u rendit i dyti. Kjo do të thotë se deri në fund do të jetë një sfidë e hapur mes nesh”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit