“100 mijë euro për ta hequr qafe”, deklarata tronditëse e presidentit të Valencia-s për yllin e ekipit

17 Maj 2022
19:42
Denis Hakanaj
back button

Carlos Soler i Valencia-s dukej se do të largohej nga klubi në merkaton e janarit të kaluar. Lojtari donte të largohej nga klubi me të cilin është bërë i njohur në futbollin e rëndësishëm dhe presidenti Anil Murthy duket se e ka kërcënuar mesfushorin.

Kjo është zbuluar nga e përditshmja spanjolle Superdeporte, që ka publikuar disa regjistrime audio të Murthy, të përftuara nga disa përgjime telefonike.

Këto janë deklaratat e supozuara të bëra nga presidenti i Valencia-s: “Soler ka vendosur se do të largohet. Duhet ta respektojmë sepse ka një ndikim të madh mes tifozëve.

“Do të largohet falas, por do ta shkatërroj me të gjithë shtypin, do të shpenzoj 100 mijë euro për ta hequ qafe. Duhet të na sjellë para. Është rritur te skuadrat tona dhe klubi ka investuar tek ai”.

Valencia ka bërë një deklaratë në të cilën akuzon Superdeporte për falsifikim dhe modifikim të regjistrimeve. Soler ka një kontratë me Valencia-n deri në qershorin e 2023-shit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit