100 milionë euro, Chelsea do të thyejë rekordin botëror për yllin e rivalëve

9 Gusht 2022
9:43
Denis Hakanaj
back button

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Leicester City, Wesley Fofana, mund të transferohet te klubi i Chelsea-t për një shifër që do të vendosë një rekord të ri botëror.

Skuadra londineze është e dëshpëruar t’i japë trajnerit Thomas Tuchel një tjetër qendërmbrojtës të nivelit të lartë para mbylljes së merkatos së verës.

Fofana është një nga më të mirët në kampionatin anglez të futbollit dhe Leicester është i vendosur të mos e lërë lojtarin të laroghet.

Sipas portalit football.london, Blues janë gati të bëjnë një ofertë që do ta bënte Fofana-n mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë futbollit.

21-vjeçari do t’i kushtojë Chelsea-t minimialisht 100 milionë euro, nëse klubi i Todd Boehly-t e do me çdo kusht në ekip.

Edhe rekordi i mëparshëm mbahet nga një shitje e Leicester. Bëhet fjalë për operacionin që dërgoi Harry Maguire te Manchester United për 94 milionë euro në 2018-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit