100 milionë euro, super operacioni që mund të çojë Brojën në Itali

28 Prill 2022
17:01
Denis Hakanaj
back button

Të gjithë të çmendur për Victor Osimhen. Sulmuesi i Napoli-t ka udhëhequr me gola skuadrën në këtë sezon dhe ka tërhequr pas vetes vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha të Europës.

Flitet për një interesim të madh të disa klubeve të Premier League që duket se janë të gatshme të bëjnë oferta të çmendura me kusht që t’ia marrin De Laurentiis-it.

Nga informacionet e fundit, duket se janë të paktën tre klube që mund të shpenzojnë një shumë të përafërt me 100 milionë euro për sulmuesin nigerian.

Osimhen pëlqehet nga Arsenal-i dhe Newcastle, por duket se në orët e fundit është vënë në lëvizje edhe Manchester United për të siguruar shërbimet e tij.

Në rast të një lamtumirë të Osimhen, Napoli do të kërkojë të marrë Armando Brojën, sulmuesi 20-vjeçar kuqezi, i cili është i huazuar aktualisht nga Chelsea te Southampton-i.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit