100 ndeshje në Champions me të njëjtin ekip, trajneri krenar për arritjen unike në karrierën e tij

28 Nëntor 2023
9:26
Telesport
back button

Ndeshja e sotme ndaj Feyenoord në Champions League është sfida numër 100 për trajnerin argjentinas të Atletico Madrid, Diego Simeone, në turneun më të rëndësishëm europian. Interesant fakti se të gjitha ndeshjet në Champions ai i ka zhvilluar me këtë klub, ku drejton prej 10 sezonesh.

I emocionuar për këtë arritje, trajneri 53-vjecar, tha: “Gjithnjë them se shpresoj të arrij më të mirën me këtë klub, punojmë për më të mirën. Personalisht jam krenar që i kam zhvilluar të 100 ndeshjet në Champions me këtë klub”. Diego Simeone nuk ka mundur ta fitojë këtë turne edhe pse ka shkuar deri në finale.

Ky është një rezultat i madh për mua dhe klubin, pasi do të thotë që në vitet e fundit kemi qenë një ekip i fortë në Europë. Kemi arritur dicka të rëndësishme për tifozët tanë, për klubin dhe për rritjen tonë si skuadër nga sezoni në sezon”, u shpreh trajneri Diego Simeone, që së fundi rinovoi kontratën me Atletico.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit