“# 10YearsChallenge”; Christian Vieri ju sfidon me fotografinë e… shtatzanisë së tij

19 Janar 2019
12:56
Alfred Lleshi
back button

Për disa ditë, Instagram dhe Twitter kanë qenë shumë aktivë për shkak të sfidës me hashtag-un “# 10YearsChallenge”. Kjo nismë e veçantë është bërë “virale” dhe ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve, mes të cilëve edhe mjaft të njohur në profesionin e tyre.

Duke vendosur dy foto pranë njëra-tjetrës, në këtë mënyrë bëhet krahasimi dhe ndryshimi që ka pasur gjithsecili në dhjetë vite. Në thelb, qëllimi i kësaj sfide është “kundër plakjes”, për të treguar nëse jemi përmirësuar apo përkeqësuar në pamjen e jashtme (të fytyrës) në kaq vite.

Shumë njerëz të famshëm, si gjithmonë, janë bashkuar me këtë sfidë, që ka brenda edhe shumë humor. Ish-futbollisti italian, Christian Vieri, ngarkoi dje një fotografi dyshe në llogarinë personale në Instagram, ku vetë shfaqej në plazh, me disa kilogramë shtesë, në vitin 2008. Surprizë është fotografia e vitit 2018, pas dhjetë vitesh, në të cilën nuk duket ai, por partnerja aktuale, Konstanza Caracciolo, teksa ishte shtatzënë.

Toni humoristik i fotografisë i referohet mbi të gjitha barkut të ish-futbollistit, por edhe faktit që partnerja e tij tashmë ka lindur një vajzë (Stella), në nëntor të vitit 2018. Fotografia e publikuar ka shkaktuar një “trazirë” në Instagram, pasi ndjekësit e ish-sulmuesit të njohur kanë qeshur me gjetjen dhe krahasimin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit