11 raste të reja me Covid dhe 17 ndeshje të shtyra, NBA vendos bodyguard në fushë

21 Janar 2021
11:58
Telesport
back button

NBA, përmes një komunikate për mediat, ka bërë me dije se janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19 mes basketbollistëve dhe stafeve drejtuese në 30 ekipet. Numër që tregon se koronavirus është ende i pranishëm në këtë sport, çka ka sjellë shtyrjen e 17 ndeshjeve deri më tani në NBA, që nga fillimi i sezonit.

Të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë kanë përfunduar në karantinë. Për të parandaluar sa më shumë përhapjen e infektimeve. Ndërkohë, për të evituar kontaktet e tepërta, NBA ka marrë një tjetër masë. Para ndeshjeve, gjatë kohës që lojtarët bëjnë nxehmjen në parket, në mesin e fushës do të qëndrojnë disa bodyguard (truproja).

Ata nuk do të lejojnë që lojtarët të përshëndeten me kolegët e ekipit tjetër, të takohen apo përqafohen. Gjatë nxehmjes, lojtarët janë të detyruar të qëndrojnë në gjysmëfushën e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit