12 ditë më parë doli nga burgu, sot ylli Rusisë firmos me klubin e tij

18 Shtator 2019
20:25
back button

Pas 18 muajsh në burg, futbolli do të jetë sërish streha e futbollistit rus Aleksandr Kokorin, që sot ri-firmosi kontratën e tij me Zenit, deri në fund të sezonit aktual.

Vetëm 12 ditë më parë sulmuesi u lirua nga burgu dhe tani do t’i rikthehet stërvitjes për t’u kthyer në formën e tij më të mirë dhe për të arritur të marrë një kontratë afatgjatë.

28-vjeçari përfundoi në burg në tetor të vitit 2018, pasi së bashku me futbollistin tjetër rus, Pavel Mamaev, goditën me karrige një zyrtar të Ministrisë së Tregtisë, duke i shkaktuar dëme serioze dhe rrezik për jetën dhe më pas huliganizmin e vijuan në rrugë. Të dy futbollistët ishin në gjendje të dehur kur e kryen aktin.

Kokorin numëron 50 paraqitje për përfaqësuesen e Rusisë, ndërsa 30-vjeçari Mamaev ka luajtur vetëm 15 ndeshje me kombëtaren e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit