12 gola në 17 ndeshje, Teuta prezanton bomberin malazez

24 Qershor 2019
13:17
Alfred Lleshi
back button

Teuta vijon përgatitjet në Bullgari, për të qenë gati për përfaqësimin europian. Trajneri Bledi Shkëmbi po mundohet t’I karikojë më së miri bateritë e të tijve në aspejktin fizik, por edhe të sigurojë kohezionin e grupit, duke pasur parasysh se janë larguar disa lojtarë dhe po vijnë të tjerë të rinj. Radha për t’u prezqantu8ar sot ka qenë e Darko Nikaç. Malazezi është zyrtarisht pjesë e “Djemve të detit” deri në fund të sezonit të ri futbollistik. 

Ja njoftimi i klubit durrsak me këtë rast: “Ka firmosur sot pardite kontratën, që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës, Darko Nikac. Ai është përforcimi i gjashtë zyrtar për skuadrën durrsake. Sulmuesi 28-vjeçar nga Podgorica e Malit të Zi luante që nga janari i këtij viti me Iskran, në kampionatin e vendit të tij, teksa në 17 ndeshje ka shënuar edhe plot 12 gola”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit